Sbunker ka organizuar modulin Politika dhe Shoqëria të programit TruAktiv në Prishtinë për herë të katërt, gjatë dy muajve, tetor dhe nëntor. Për pesë fundjava intensive, pjesëmarrësit janë takuar virtualisht për të qenë pjesë e diskutimeve, ligjeratave, dhe debateve të mbajtura në mënyrë interaktive me udhëheqës të prapavijave të ndryshme.
Fasilitator i programit ishte Bardhi Bakija Bardhi ka studiuar artet liberale në Bard College Berlin me fokus në historinë e artit dhe letërsinë moderniste. Adrian Gola profesor në Universitetin e Prishtinës në departamentin e sociologjisë; Gëzim Selaci profesor në Universitetin e Prishtinës në departamentin e sociologjisë; Donikë Qerimi profesoresh në fakultetin juridik; Agon Maliqi, themeluesi i Sbunkerit; Dritan Dragusha i diplomuar në filozofi dhe aktualisht është kandidat për Master; Edison Jakurti është kandidat për phd në Freie Universitat Berlin si dhe Alban Zogaj hulumtues në Institutin Riinvest; Arlind Qori aktivist; Florije Xhemajli aktiviste feministe; Sead Zimeri filozof; Arif Muharremi gazetarë;
Nga ky modul është formuar një grup me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.
Ky projekt është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.