Sbunker ka organizuar për herë të katërt modulin “Produksioni Multimedial”.
Gjashtë ditë përmes ligjeratave dhe punëtorive me ekspertë të multimedias në Kosovë, 20 pjesëmarrësit e këtij programi, prekën tema të cilat do të rrisin ndërgjegjësimin tek njerëzit, si thyerja e stereotipeve gjinore, të drejtat e njeriut, mbrotja e ambientit, edukata seksuale etj.
Programin e udhëhoqi Hana Arapi së bashku me ligjeruesit të cilët ishin ekspert të Multimedias Erblin Shala, Qëndrim Hoxhaj, Arba Shala, Diellza Balaj dhe Martina Kabashi.
Në modulin Produksioni Multimedial pjesëmarrësit prezantuan nismat e tyre, nismat që dolën nga moduli janë: “Mos përbij”, “S’cool”, “Hajde Folim” dhe “Solarizohu”.
Ky projekt është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.