Sbunker ka organizuar modulin Politika dhe Shoqëria të programit TruAktiv në Prishtinë, gjatë muajve tetor dhe nentor 2018. Për pesë fundjava intensive, pjesëmarrësit janë takuar për të qenë pjesë e diskutimeve, ligjeratave, dhe debateve të mbajtura në mënyrë interaktive me udhëheqës të prapavijave të ndryshme.
Ligjëruesit kryesorë të programit ishin Krenar Gashi, bashkëthemeluesi i Sbunkerit dhe njëherit studiues në përfundim të doktoratës në Universitetin e Gentit; Artan Mustafa, publicist dhe doktorant në fushën e ekonomisë së mirëqenies nga Universiteti i Vjenës; Adem Beha, ligjërues i Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës; Donikë Qerimi, ligjëruese në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, si dhe Agon Maliqi, themeluesi i Sbunkerit; Dritan Dragusha i diplomuar në filozofi dhe aktualisht është kandidat për Master; Rinor Gashi avokues i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Programi po ashtu ka përfshirë folës mysafirë si Presidentja e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga, Gzim Selaci, Ag Apolloni, Flutura Kusari e Zgjim Hyseni
Nga ky modul është formuar një grup me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).