Sbunker ka organizuar për herë të tretë modulin “Produksioni Multimedial”. Gjashtë ditë përmes ligjeratave dhe punëtorive me ekspertë të multimedias në Kosovë, 30 pjesëmarrësit e këtij programi, prekën tema të cilat do të rrisin ndërgjegjësimin tek njerëzit, si thyerja e stereotipeve gjinore, të drejtat e njeriut etj.
Programin e udhëhoqi Hana Arapi së bashku me ligjeruesit të cilët ishin ekspert të Multimedias Liridona Syla, Erblin Shala, Flaka Kokolli, Leart Rama, Diellza Balaj, Martina Kabashi.
Në modulin Produksioni Multimedial pjesëmarrësit prezantuan nismat e tyre, ku tri nismat fituese të cilat do të mbështeten nga Sbunker janë “Nuk o’ marre”, “Unë jam ti” dhe “Feminizmi”.
Ky projekt është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.