Sbunker në bashkëpunim me Kosovo 2.0 mbajtën trajnimin për nëntë ditë ku përmes ligjeratave dhe punëtorive me ekspertë të multimedias në Kosovë, 30 pjesëmarrësit e këtij programi, prekën tema të cilat do të rrisin ndërgjegjësimin tek njerëzit, si thyerja e stereotipeve gjinore, të drejtat e njeriut dhe prezantimi i një platforme alternative online për artistë të rinj.

Personalitete të jetës gazetareske ligjëruan duke u udhëheqen nga Besa Luci, Bardha Ahmeti, Gent Efendija, Majlinda Hoxha, Lum Citaku, Faton Selami

Produksioni Multimedial  prezantuan projektet e tyre. Tri projektet finale ishin “Ec Mbrapsht”, “Silueta”, “Diversiteti”.

Produksioni Multimedial u mbajtë nga data 20 – 29 nëntor 2018 dhe është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Shares:

Related Posts