Sbunker ka organizuar për herën e katërt rradhazi “TruAktiv Summit” si rezultat i përfundimit të Shkollës së Mendimit Kritik të zhvilluar përgjatë këtij viti në shtatë komuna të Kosovës.

Samiti është mbajtur në datat 14, 15, 16 dhe 17 dhjetor 2020. Tema e cila është përzgjedhur që të diskutohet për këtë samit është Organizimi në Komunitet dhe pjesëmarrësit kanë qenë 40 të rinjë nga e gjithë Kosova. Programi ka qenë i larmishëm, duke i perfshirë ligjëratat, fjalimet inspiruese, punëtoritë etj.

Në ditën e parë të këtij samiti, ne jemi kthyer mbrapa në kohë dhe kemi diskutuar për aktivizmin e viteve 90’: Lëvizjen feministe, Lëvizja studentore, Pajtimin e Gjaqeve dhe Aktivizmin në komunitet. Ndërsa në ditën e dytë kemi diskutu nismat dhe iniciativat e dalura pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku kemi folë për “Linjën e jetës” me Bind Skejën, për “Kolektivin për veprim dhe mendim feminist” me Liridona Sjarinën si dhe me Mentor Didën për iniciativën “Për të mirën”. Kurse në ditën e tretë kemi mbajtur puntori për “Shkrim kreativ” me Dritan Dragushën si dhe në fund është mbajtur puntoria për dizajnimin e ideve për nismat e reja.

Ky projekt është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Shares:

Related Posts