Sbunker ka organizuar për herën e tretë rradhazi “TruAktiv Summit” si rezultat i përfundimit të Shkollës së Mendimit Kritik të zhvilluar përgjatë këtij viti në shtatë komuna të Kosovës.
Samiti është mbajtur në datat 19, 20 dhe 21 shtator 2019 në hapësirat e Kino Armatës, Teatrit ODA, Termokiss dhe Lapidariumit të Kosovës.
Tema e cila është përzgjedhur që të diskutohet për këtë samit është Organizimi në Komunitet dhe pjesëmarrësit kanë qenë 50 të rinjë nga e gjithë Kosova. Programi ka qenë i larmishëm, duke i perfshirë ligjëratat, fjalimet inspiruese, punëtoritë, vizitat dhe aksionet në terren, etj.
Në ditën e parë të këtij samiti, ne jemi kthyer mbrapa në kohë dhe kemi diskutuar për aktivizmin e viteve 90’: Lëvizjen feministe, Lëvizja studentore dhe Pajtimin e Gjaqeve. Ndërsa në ditën e dytë kemi diskutu nismat dhe iniciativat e dalura pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
TruAktiv është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).