Sbunker ka organizuar për vitin e dytë rradhazi samitin tre-ditor TruAktivSummit me 50 pjesëmarrës nga programi TruAktiv nga të gjitha qendrat e Kosovës për angazhimin komunitar.
Samiti është mbajtur në datat 20, 21 dhe 22 shtator 2018 në hapësirat e Teatrit ODA, Termokiss dhe Lapidariumit të Kosovës.
TruAktivSummit ka përfshirë një natë sociale në hapësirat e lokalit Sonder; ligjërata dhe diskutime inspiruese nga njerëz që kanë bërë ndryshime në komunitet; punëtori për ndërtimin e konsensusit dhe për dizajnimin e iniciativave me bazë në komunitet; prezantim mbi organizimin kolektiv në Kosovë – fushatën e pajtimit të gjaqeve nga Oral History Kosovo.
TruAktiv është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
TruAktiv Summit 2018
Shares: