Sbunker ka organizuar samitin dy-ditor #TruAktivSummit me pjesëmarrësit e programit #TruAktiv nga të gjitha qendrat e Kosovës për angazhimin komunitar. Samiti është mbajtur në datat 2 dhe 3 nëntor 2017 në hapësirat e ICK-së.
TruAktivSummit ka përfshirë ligjërata inspiruese nga njerëz që kanë bërë ndryshime në komunitet; punëtori për ndërtimin e konsensusit dhe për dizajnimin e iniciativave me bazë në komunitet; panele të diskutimit për ekstremizmin e dhunshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe një FuckUp Night në bashkëpunim me ICK.
30 pjesëmarrësit e programit #TruAktiv nga të gjitha rajonet e Kosovës përmes samitit kanë pasur mundësinë të njihen me njëri tjetrin, të shkëmbejnë përvoja dhe të bashkëpunojnë në mes vete në nismat e mbështetura nga Sbunker.
Iniciativat të cilat janë mbështetur nga Sbunker janë: “SpeakOut”, “S’bashku mundemi” dhe “Eksploro”.
Ligjëruesit/et dhe temat e këtij samiti ishin:
Jehona Gjurgjeala – NGO Toka, Uranik Begu – ICK , Rron Gjinovci – Volunteering at the Ideas Partnership, Rina & Erza Dinarama – The “Art Atelier” Campaign
Aliriza Arenliu – “Consensus Building through Conflict Resolution Skills” , Uta Ibrahimi – Alvin Karaqi – Genc Salihu FU Night “Chronicling failures and lessons learned”
Jovana Radosavlevic – Agon Maliqi – Stefan Veljkovic – Panel Discussion “Community Engagement in Interethnic Relations”
Besa Ismaili – Shkëlzen Gashi – Maria Risti? – Ervin Qafmolla – Panel Discussion – “Community Engagement in the Fight against Violent Extremism
Projekti është mbështetur nga Programi Angazhimi për Barazi i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe implementuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC Debati “Angazhimi komunitar në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike” është përkrahur nga ambasada amerikane në Prishtinë, si pjesë e projektit “Dialogue as Mean, Normalization as aim”, të cilin Sbunker e implementon në partneritet me NSI.