E martë, 12 Nëntor 2024 | 18:00
Në hapësirat e TruAktiv-it u mabjt takimi i dytë i Klubit të Tregimeve të Shkurta. Në këtë takimi kemi diskutuar tregimin “Who Will Greed You At Home” nga Lesley Nneka Arimah.
Ky tregim na çon në një botë ku gratë i “krijojnë” fëmijët e tyre bazuar në atë se çfarë ata/ato mund të perballojnë. Ogechi, një nga personazhet kryesore lufton në krijimin e fëmijës perfekt, vetem për të kuptuar që mbijetesa është më e rëndësishme se bukuria.
Së bashku me pjesëmarrësit/et kemi diskutuar rreth pritshmerive shoqërore dhe dëshirat personale, amësinë e prindërimin, vetminë e izolimin, e nevojën rrënjësore të njerëzimit për lidhje, përkatësi e dashuri.
Diskutimi drejtohet nga Enis Emini.