Në takimin e radhes të Klubit të Tregimeve të Shkurta në hapësirën e truAktiv-it, së bashku me pjesëmarrësit/et kemi diskutuar tregimin “Winky” nga George Saunders, një histori që trajton temen e vetëndihmës, frikën dhe hezitimin për ndryshim.
Personazhi kryesore Neil Yaniky merr pjesë në një seminar për vetëndihmë ku motoja është “don’t let anyone crap on your oatmeal” – një thirrje për të marr kontrollin dhe për të mos lejuar që të tjerët të na pengojnë. I frymëzuar, Neil planifikon të dëbojë motrën e tij Winky nga banesa, por kur vjen momenti, ai heziton.
Një përjetim qe të gjithë mund të bashkëndjejmë – të jemi të gatshem për ndryshim, por të bllokuar nga frika. Në këtë tregim, autori thekson fuqinë që e ka kultura e vetëndihmës, por përkundër premtimeve që na ofron për të na çliruar nga ngarkesat tona, na përkujton edhe kufizimet e saj.