E Martë, 10.12.2024

Në hapësirat e TruAktiv-it, u zhvillua takimi i gjashtë i Klubit të Tregimeve të Shkurta, ku diskutuam mbi tregimin  “Disorder and Early Sorrow” nga Thomas Mann.

E shkruar në vitin 1925, autori shpalos jetën e familjes Cornelius, me fokus te profesori Abel Cornelius, një akademik dikur i respektuar, i cili tani duket i parëndësishëm përballë ndryshimeve shoqërore.

Gjatë bisedës pjesëmarrësit/et theksuan pasojat e ndryshimeve ekonomike dhe shoqërore gjatë periudhës së hiperinflacionit në Gjermani dhe se si ato ndikonin në jetën e personazhit kryesor. U diskutua për pasigurinë ekonomike, përçarjën në mes brezave dhe vështirësitë që hasin familjet në kohë krize.

Takimet e klubit zhvillohen në gjuhën angleze dhe udhëhiqen nga Enis Emini.

Shares:

Related Posts