Më 27 qershor, në orën 18:00, truAktiv organizoi një diskutim mbi “Përfshirja e Komunitetit Queer në Art, Kulturë dhe Media në Kosovë”. Ky aktivitet shqyrtoi rëndësinë e përfaqësimit të komunitetit queer në art dhe media, sfidat me të cilat përballen ata në Kosovë, dhe rolin e aktivizmit përmes artit dhe kulturës.
Të ftuar në këtë diskutim ishin Uresa Ahmetin dhe Liridon Veliu.
Ngjarja u mbajt në qendrën e truAktiv-it, e cila është një hapësirë e sigurt dhe shfaq mbështetje të plotë për komunitetin #queer në #Kosovë.