Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Ky muaj na bashkon dhe na inkurajon të rrisim vetëdijen dhe të shpërndajmë mbështetjen për luftimin e kësaj sëmundje që prek më së shumti gratë.
Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i kancerit të gjirit janë jetike për shpëtimin e jetëve. Për të bërë mamografinë falas vizitoni Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në lagjet “Dardania” dhe “Veternik”.

