Në kuadër të Tetorit Rozë, të enjten e kaluar u mblodhëm me studentët e Shkollës së Mesme Profesionale ‚‘‘ Skender Luarasi‘‘ në Suharekë. Së bashku me Bruna Merko nga Shoqata JETA VITA dhe Drenueta Berisha nga Therandaart kemi mbajtur një diskutim mbi vetëdijësimin për Kancer të Gjirit.
Të ftuara në këtë diskutim ishin katër gra që ndanë storiet e tyre në luftimin dhe tejkalimin e kancerit të gjirit. Ato biseduan me studentët për mënyrën si zbuluan diagnozën, procesin e trajtimit, udhëtimin psikologjik, rëndësinë e vetëkontrollit dhe mbështetjen e nevojshme nga të tjerët, përfshirë rëndësinë e shëndetit mendor.


I falemnderojmë të gjithë për pjesëmarrjen e tyre.