Më 29 gusht, truAktiv organizoi një shfaqje të veçantë filmash të animuar në Rezidenca 17, ku u shfaqën katër filma të realizuar nga studentë të Akademisë së Animacionit.

Filmat që u shfaqën ishin:

  • “Fish” – realizuar nga Leandër Krasniqi, Elda Shala dhe Uma Ahmeti.
  • “Fighting Your Mosquitos” – realizuar nga Alisa Fejza, Lena Basholli dhe Tinka Kelmendi.
  • “Mahalla e Macave” – realizuar nga Diora Musliu, Ermira Hasani dhe Sabile Bërbatovci.
  • “Hearthwarm” – realizuar nga Dëbora Musliu, Rina Lasku dhe Yll Avdiu.

Pas shfaqjes, patëm mundësinë të diskutojmë me autorët e filmave, të cilët ndanë me ne temat që trajtohen në këto projekte dhe na dhanë një pasqyrë më të thellë mbi proceset krijuese që i sollën këto animacione në jetë.

Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të njohur më shumë mbi industrinë e animacionit në Kosovë dhe për të mbështetur të gjithë ata/ato që po kontribuojnë në zhvillimin e këtij sektori.

Shares:

Related Posts