18.09.2024
Më 18 shtator, Truaktiv zhvilloi një diskutim të hapur me të rinjtë e Rahovecit në SHL-Kosova. Gjatë këtij diskutimi, trajtuam sfidat dhe përvojat e tyre rreth aktiviteteve rinore dhe angazhimit në komunitet.
Në bashkëbisedim me pjesëmarrësit, dëgjuam mendimet e tyre për aktivitetet e kaluara dhe ato që preferojnë për të ardhmen. Pjesëmarrësit ndanë sugjerimet, nevojat dhe idetë për punëtori dhe aktivitete që do t’i ndihmojnë në zhvillimin personal dhe të komunitetit.
Për më tepër, krijuam një anketë përmes platformës “Google Forms”, e cila u shpërnda përmes emailit, me qëllim të mbledhjes së mendimeve dhe sugjerimeve mbi aktivitetet rinore dhe trajnimet që ata do të donin të kishin. Anketa mbuloi fusha të ndryshme si: aktivitetet e kaluara, fushat e preferuara për trajnime, dhe zona ku ata dëshirojnë të angazhohen më shumë në të ardhmen.
Falenderojmë të gjithë ata/ato që u bashkuan në ngjarjen tonë!