17.12.2024

Ishte kënaqësi të bisedonim me studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze Universitetin e Prishtinës.

Jemi të lumtur që patëm mundësinë t’i njoftojmë studentët nga afër dhe të diskutojmë mundësitë që organizata jonë ofron për zhvillim profesional dhe personal. Gjatë këtij sesioni, folëm për mundësitë e angazhimit dhe aktivitetet që mund të ndihmojnë çdo student të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në rrugën akademike dhe jashtë saj.

Ky aktivitet u zhvillua në Fakultetin e Filologjisë, dhe kishte për qëllim t’i njohë studentët me moshën 19-21 vjeç, të cilët janë të interesuar për çështje sociale dhe politike, arsim joformal dhe aktivitete jashtëshkollore.

Gjithashtu, ishte një mundësi për t’i informuar ata për misionin dhe vizionin e organizatës tonë, mundësitë që ofrojmë dhe aktivitetet që zhvillojmë çdo javë. Ky ishte gjithashtu një mundësi për stafin të krijonte lidhje me bashkëpunëtorët potencialë, të diskutonte për ide të reja dhe për të ndarë shqetësimet dhe sfidat që ata përballen në qytetet e tyre.

Në fund të sesionit, kemi dhuruar tre libra nga biblioteka e truAktiv-it!

Shares:

Related Posts