20.12.2024

Më 20 dhjetor, kemi vizituar ekspozitën “Shtëpia e Grave” të artistes Sanja Iveković në Galerin Kombëtare.

Me guidën Amalia Koleka e cila na udhëhoqi përmes veprave, eksploruam thellë mesazhet e fuqishme që përcjellin punimet e artistes. Gjatë vizitës, u ofruam mundësinë për të biseduar, ndarë mendimet tona dhe reflektuar mbi temat që trajton ekspozita, si normat sociale, vlerat tradicionale seksiste dhe sfidat që përballojnë gratë në Ballkanin Perëndimor, përmes artit, fotografisë dhe videos.

Ekspozita ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar kuptimin tonë mbi artin e Sanja Iveković, një pionere e videove, performancës dhe konceptual në Jugosllavinë e viteve 1970, e njohur për shqyrtimin e saj feminist të marrëdhënieve gjinore brenda Jugosllavisë socialiste dhe tranzicionit post-socialist.

Faleminderit për mundësinë për të eksploruar këto vepra të rëndësishme dhe për diskutimin frymëzues!

Shares:

Related Posts