“Ec Shlirëështë një iniciativë e të rinjve nga Gjilani, Medinë Dauti, Fëllanza Maliqi, Andi Sejdiu, Eronë Latifi dhe Leonora Veseli, pjesëmarrës në truAktiv Summit 2019.

Kjo nismë ka për qëllim lirimin e hapësirave publike (trotuareve) të uzurpuara nga makinat në mënyrë ilegale. Ec Shlirë ka organizuar fokus grupe me qytetarë të Gjilanit dhe më pas ka ndërmarrë dy aksione.

Njëri nga aksionet ka përfshirë shpërndarjen e meme-s në qytetin e Gjilanit kundër parkimit në trotuare, ndërsa aksioni tjetër është zhvilluar përmes gomave të papërdorura, të cilat potencialisht përfundojnë të djegura nga kompani të ndryshme.
Këto goma janë dekoruar, u janë vendosur lule dhe më pas janë vendosur në trotuaret e Gjilanit.

Shares:

Related Posts

Nismat

Fjalë

Pjesëmarrësit e truAktiv Summit 2020, Drilon Gashi dhe Albert Rexhepi e kanë implementuar nismën “Fjalë” e cila synon që të krijoj urë komunikuese në mes të gjithë qytetarëve. Në kuadër
Nismat

Simetri

"Simetri" është formuar nga 6 vajza pjesëmarrëse në modulin Produksioni Multimedial të programit TruAktiv,  të cilat si qëllim kryesor kanë sfidimin e stereotipeve gjinore të krijuara në shoqëri. Iniciativa ka