“SpeakOut” është një iniciativë e lindur nga disa prej pjesëmarrësve të TruAktivit në Prishtinë, një ngjarje e mbajtur në dhjetor të vitit 2016. SpeakOut u krijua mbi parimet themelore të të drejtave të njeriut, të cilat janë e drejta e shprehjes dhe zgjedhja e lirë e secilit për mënyren e jetesës së tyre. Qëllimi kryesor është gjetja e një gjuhë të përbashkët për çështje të përbashkëta, dhe mendimin kritik si një faktor kyç i iniciativës

Grupi ka filluar takimet e tij në zyret e Sbunker pas përfundimit të programit TruAktiv, duke diskutuar tema të ndryshme dhe duke ngritur ide për themelimin e iniciativës SpeakOut. Me ndihmen e Sbunker dhe Lëvizja Fol, iniciativa ka vazhduar me organizimin e eventeve të ndryshme në mënyrë plotësisht vullnetare. Disa nga diskutimet që janë organizuar në kuadër të nismës janë:

  • Sistemi i edukimit, me Dukagjin Pupovc
  • Dhuna ndaj grave dhe e drejta në pronë, me Shqipe Gjocaj
  • Të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë, me Blert Morina dhe Lendi Mustafa

Në shtator të vitit 2017, pas pjesëmarrjes të grupit në TruAktiv Summit, SpeakOut ka qenë njëra ndër tre nismat e cila është mbështetur nga Sbunker përmes granteve për nisma në komunitet. Kjo mbështetje i mundësoi iniciativës të organizonte edhe tre diskutime të tjera:

  • Shëndeti mendor, me Shegë Bahtiri
  • Evropianët e izoluar – një diskutim mes të rinjve mbi regjimin e vizave
  • E drejta e pakufizuar e lirisë së shprehjes, me Flutura Kusari

SpeakOut është pjesë e programit TruAktiv të zbatuar nga Sbunker, në kuadër të mbështetjes financiare të Programit Angazhim për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe i realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Shares:

Related Posts