Nisma “S’bashku mundemi” është themeluar gjatë TruAktiv Summit 2017 nga disa pjesëmarrës të programit TruAktiv. Qëllimi i nismës është rritja e vetëdijes tek të rinjët për vlerën e diversitetit kulturor, nxitjen e bashkëpunimit nderetnik, dhe parandalimin e konflikteve ndëretnike në komunitet.

S’bashku mundemi kanë organizuar një punëtori dy-ditore në Gjakovë me pjesëmarrës nga komunitetet etnike shqiptar, rom, ashkali dhe egjiptas për marrëdhëniet ndëretnike dhe të drejtat e pakicave.

Kjo nismë është themeluar në organizatë jo-qeveritare dhe është duke vazhduar të organizoj ngjarje të ndryshme të cilat synojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë.

Kjo iniciativë është pjesë e programit truAktiv të zbatuar nga Sbunker me përkrahjen e Programit Angazhim për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe i realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Shares:

Related Posts

Nismat

Eksploro

"Eksploro" është një nismë e pjesëmarrësve të TruAktiv Summit 2017 që ka për qëllim socializimin, vetëdijesimin dhe në të njejtën kohë zhvillimin e aftësive kritike duke eksploruar botën e librave
Nismat

Mos përbij

“Mos Përbij” është nismë e dalë nga moduli "Produksioni Multimedial IV" që ka për qëllim informimin mbi procesin formal të ankesave në organet kompetente rreth bullizmit kibernetik ndaj komunitetit LGBTIQ+.