“Republika KsKs” është nismë e nisur nga Adelina Tërshani, Paris Guri, Blerona Abdullahu dhe Fitore Morina -pjesëmarrës të TruAktiv Summit 2018. Nisma ka për qëllim rritjen e vetdijësimit të shoqërisë kosovare, për nevojën e edukimit seksual përmes ekspozitave dhe performancave artistike në komuna të ndryshme të Kosovës.
Aktivitetet janë dizajnuar që të jenë sa me gjithëpërfshirëse sa i përkete grupeve shoqërore që targetohen si dhe hapësirave në të cilat ato po zhvillohen dhe përfshijnë videovetdijësuese, performancë, ekspozita, nata të filmit dhe memes.
Repulika KsKs deri tash i ka zhvilluar dy aktivitete rrugore, njërin në komunën e Ferizajt dhe tjetrën në atë të Lipjanit. Gjatë këtyre aktiviteteve janë ekspozuar memes që për karakter kishin edukimin seksual. Republika KsKs ka organizuar edhe natën e filmit në Termokiss ku janë shfaqur disa filma të metrazhit të shkurtër dhe është mbajtur një diskutim rreth edukatës seksuale. Në këtë ngjarje poashtu janë prezantuar të gjitha aktivitetet e Republikës KsKs dhe janë dhuruar disa libra me karakter të edukimit seksual.
Republika KSKS mbështetet nga Sbunker përmes projektit të financuar nga projekti “Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë”;, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).