“Ora e filmit” është iniciativë e disa pjesëmarrësëve të TruAktiv Summit të cilët vijnë nga Podujeva. Ora e Filmit ka për qëllim përdorimin e fuqisë të kinematografisë, librit dhe diskutimeve për promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e aktivizimit në rajonin e Podujevës.
Filmat e shfaqur nga nisma “Ora e Filmit” janë: “The Great Debaters”, “Freedom Writters” dhe “Selma”. Të gjithë filmat janë shfaqur në teatrin e qytetit “Avdush Hasani”.
Ora e Filmit mbështetet nga Sbunker përmes projektit të financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).