“BasketShishe” është një nismë e nisur nga një grup vajzash të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në TruAktiv Summit 2018. Kjo nismë është duke u implementuar në komunën e Gjilanit.
Qëllimi i BasketShishe është që të rrisë vetëdijen tëk nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për mbrojtjen e ambientit dhe rëndësinë e reciklimit të plastikës. BasketShishe i kanë mbajtur disa aktivitete në shkolla të ndryshme të Gjilanit duke e rritur interesimin e nxënësve për reciklimin dhe mbrojtjen e ambientit.
“BasketShishe” është e përbërë nga: Arbrita Uka, Arta Bunjaku, Djellza Krasniqi, Elitë Bardhi, Erandë Pira, Fatime Aliu dhe Jetmirë Maloku.
BasketShishe mbështetet nga Sbunker përmes projektit të financuar nga projekti “Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë”;, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).