“Simetri” është formuar nga 6 vajza pjesëmarrëse në modulin Produksioni Multimedial të programit TruAktiv,  të cilat si qëllim kryesor kanë sfidimin e stereotipeve gjinore të krijuara në shoqëri.

Iniciativa ka organizuar punëtorinë dy-ditore “Thyerja e stereotipeve gjinore përmes animacionit” ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të mësojnë dhe ti shprehin pikëpamjet e tyre lidhur me barazinë gjinore duke krijuar video të shkurtëra të animuara.

Udhëheqëse/it e kësaj nisme janë: Hana Arapi, Qendresa Tershana, Saranda Sadikaj, Besa Mula, Anita Krasniqi dhe Lirka Hashani.

Simetri mbështetet nga Sbunker dhe Kosovo 2.0 përmes projektit të financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Shares:

Related Posts

Nismat

Eksploro

"Eksploro" është një nismë e pjesëmarrësve të TruAktiv Summit 2017 që ka për qëllim socializimin, vetëdijesimin dhe në të njejtën kohë zhvillimin e aftësive kritike duke eksploruar botën e librave