Ekspozita “Sikur Hana” e organizuar nga Zgjim Zyba – pjesëmarrës në modulin “Politika dhe Shoqëria” të programit TruAktiv ka arritur të mbështetet nga Sbunker pas përfundimit të këtij moduli.

“Sikur Hana” është organizuar në Muzeun e Suharekës dhe për qëllim ka shpërfaqjen e zërit të padëgjuar të grave përmes Salë Zybës, e cila tregon historinë inspiruese të Lokës Hanë (Hanë Zybës) që ishte një grua e guximshme dhe shtyllë e familjes. Në kuadër të kësaj ngjarje është organizuar edhe një diskutim publik mbi rëndësinë e gruas në shoqërinë kosovare, dikur e sot.

Udhëheqëse/it e kësaj nisme janë: Zgjim Zyba dhe Dia Morina

Ekspozita “Sikur Hana” është mbështetur nga Sbunker përmes projektit të financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Shares:

Related Posts

Nismat

Mos përbij

“Mos Përbij” është nismë e dalë nga moduli "Produksioni Multimedial IV" që ka për qëllim informimin mbi procesin formal të ankesave në organet kompetente rreth bullizmit kibernetik ndaj komunitetit LGBTIQ+.
Nismat

Simetri

"Simetri" është formuar nga 6 vajza pjesëmarrëse në modulin Produksioni Multimedial të programit TruAktiv,  të cilat si qëllim kryesor kanë sfidimin e stereotipeve gjinore të krijuara në shoqëri. Iniciativa ka