“EcoArt” është klub i cili synon ngritjen e nivelit të vetëdijësimit përmes artit rreth ambientit dhe problemeve në këtë fushë në nivel lokal e global.
EcoArt përmes mbështetjes së Sbunker ka organizuar tre ngjarje të cilat lidhen me qëllimin e klubit: shfaqja e dokumentarit “Waste Land” dhe diskutim rreth tematikës së filmit; punëtori me Arian Mavriqi mbi dokumentimin e çështjeve ambientale në qytetet kosovare me anë të fotografisë dhe punëtori për aplikimin e koncepteve të ripërdorimit dhe riciklimit në krijimin e crafts (punëdore).
Udhëheqëse/it e kësaj nisme janë: Valbona Makovci, Erza Ahmeti, Beltina Hasangjekaj.
EcoArt mbështetet nga Sbunker përmes projektit të financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).