Klubi “Produksioni i filmit” për qëllim ka që qendrën e sociale dhe kulturore “Termokiss” të bëhet shtëpi filmike/produksion, në mënyrë që shumë njerëz të gjejnë vetën te aktivitetet te cilat do të zhvillohen në kuadër të këtij klubi.

Klubi përmes mbështetjes së Sbunker ka arritur të organizoj 6 ngjarje të ndryshme që lidhen me produksionin e një filmi – duke filluar nga teorite themelore të filmit e duke vazhduar me punëtori për regji dhe skenar, procesin e filmit, kamerë dhe montazh dhe produksion.

Udhëheqëse/it e kësaj nisme janë: Ejlesa Beka, Nol Berisha

Klubi i Produksionit të filmit mbështetet nga Sbunker përmes projektit të financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Shares:

Related Posts

Nismat

Simetri

"Simetri" është formuar nga 6 vajza pjesëmarrëse në modulin Produksioni Multimedial të programit TruAktiv,  të cilat si qëllim kryesor kanë sfidimin e stereotipeve gjinore të krijuara në shoqëri. Iniciativa ka