E Martë, 17.12.2024
“The Third and Final Continent” nga Jhumpa Lahiri, ishte tregimi i shtatë i diskutuar në Klubin e Tregimeve të Shkurta.
Një eksplorim prekës i përvojës së migrantëve, duke theksuar udhëtimin e një burri Bengali që kalon jetën e tij në tre kontinente: Indi, Angli dhe në Shtetet e Bashkuara. Nga sfidat e përshtatjes me një “botë të re” deri te gjetja e bukurisë në të përditshmen, ky tregim na kujton se vetë jeta, sado rutinë e zakonshme, mund të jetë e veçantë.
Një falenderim i madh për të gjithë ata që morën pjesë në diskutimin përmbyllës të ciklit të parë të klubit të tregimit të shkurtër dhe kontribuan me mendime dhe ide!