Sbunker ka organizuar modulin Politika dhe Shoqëria të programit TruAktiv në Prishtinë, gjatë muajve nëntor 2017 dhe janar 2018. Për shtatë fundjava intensive, pjesëmarrësit janë takuar për të qenë pjesë e diskutimeve, ligjeratave, dhe debateve të mbajtura në mënyrë interaktive me udhëheqës të prapavijave të ndryshme.
Ligjëruesit kryesorë të programit ishin Krenar Gashi, bashkëthemeluesi i Sbunkerit dhe njëherit studiues në përfundim të doktoratës në Universitetin e Gentit; Artan Mustafa, publicist dhe doktorant në fushën e ekonomisë së mirëqenies nga Universiteti i Vjenës; Adem Beha, ligjërues i Shkencës Politike në Universitetin e Prishtinës; Donikë Qerimi, ligjëruese në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, si dhe Agon Maliqi, themeluesi i Sbunkerit.
Programi po ashtu ka përfshirë folës mysafirë si Ardiana Shala Prishtina, Ari Muharremi, Dritan Dragusha, Flutura Kusari e Rinor Gashi.
Nga ky modul është formuar një grup me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.