Sbunker në bashkëpunim me Kosovo 2.0 mbajtën trajnimin dhjetë-ditor ku përmes ligjeratave dhe punëtorive me ekspertë të multimedias në Kosovë, 30 pjesëmarrësit e këtij programi, prekën tema të cilat do të rrisin ndërgjegjësimin tek njerëzit, si thyerja e stereotipeve gjinore, të drejtat e njeriut dhe prezantimi i një platforme alternative online për artistë të rinj.
Personalitete të jetës gazetareske ligjëruan duke u udhëheqen nga Besa Luci, Bardha Ahmeti, Gent Efendija, Ilir Hasanaj, Nita Salihu, Majlinda Hoxha dhe të tjerë.
Produksioni Multimedial 2018 prezantuan projektet e tyre. Tri projektet finale ishin subjekt i një gare, e cila ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjëve përmes ideve të tyre.
Në kuadër të këtij programi Sbunker mbështeti tri iniciativa në bashkëpunim me Kosovo 2.0. Iniciativat e përbashkëta janë: Simetri, Wearbook Museum dhe Drejtësia n’katror.
Produksioni Multimedial u mbajtë nga data 5 – 15 maj 2018
Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).